Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rikthehet pluhuri saharian në Kosovë

Lajme 15/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pluhuri saharian do ta përfshijë Kosovën ditën e martë. Moti mbetet i ngrohtë, por me erë dhe vranësira. Në mbrëmje vonë priten reshje shiu.

Kështu njofton meterologu, Mendim Rugova përmes platformës së tij “Mendimi për Motin”.

“Për ditën e martë në vend mbetet ende mot i ngrohtë, megjithëse kalojnë më shumë vranësira. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe Drenicës edhe të fuqishme me hove deri në 20m/s (70km/h)”, njofton meterologu.

Temperaturat minimale zbresin në 11 gradë celsius e 13 gradë celsius, e ato maksimale paksa më të ulëta, deri në 23C e 25C.Gjatë mbrëmjes të reshura shiu paraqiten fillimisht nga pjesë perëndimore të vendit, e deri në mesnatë edhe pjesë tjera.

Tutje ai parashikon se në Kosovë ditën e martë parashihet të depërtojnë edhe koncentrime më të larta të pluhurit saharian pranë sipërfaqes, që mund të çojnë vlerat e çastit të indeksit të cilësisë së ajrit në të dobëta, apo ndotje më të rritur.

Më shumë të reshura shiu priten ditën e mërkurë dhe enjte, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat zbresin në 12 gradë celsius e 14 gradë celsius të mërkurën, derisa të enjten në 9 gradë celsius.

Në vise malore priten të reshura dëbore.

“I paqëndrueshëm parashihet moti ditën e premte, me mundësi për reshje lokale shiu, e të shtunën shfaqen sërish kushte për më shumë shi. Nëse temperaturat minimale zbresin fare pranë 0 gradë celsius, nuk përjashtohen mundësi që reshje dëbore të shfaqen edhe në pjesë të Prishtinës”, ka njoftuar tutje meteorologu Mendim Rugova.

 

Artikulli paraprakGratë e reja shpesh vonojnë vizitat tek mjeku pas zbulimit të simptomave të mundshme të kancerit të gjirit
Artikulli i rradhës Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Blerje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.