Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Osmani: Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton dioksid karboni

Lajme 22/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeshefi i ndërmarrjes “Termokos”, Fisnik Osmani, ka thënë se në Prishtinë është eliminuar ndotja e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2, ndërsa ka shtuar se “Termokosi” po i jep kuptim Prishtinës.

Ndërkaq, ka shtuar se ndikimi në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit, konsiderohet, se është shumëfish më i lartë dhe arrin në shifra të pallogaritshme, duke pasur parasysh faktin se aktualisht në rrjetin e ngrohjes janë të kyçur rreth 30 mijë konsumatorë, raporton EO.

“Sipas një përllogaritje të thjeshtë për çdo sezon ngrohës NP “Termokos” nëpërmes furnizimit me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, eliminon ndotjen e ajrit të Prishtinës për afërsisht 135 mijë ton CO2. NP Termokos përgjatë sezonit të fundit ngrohës 2023/2024 ka ekstraktuar nga KEK-u 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%. Gjatë këtij sezoni ngrohës janë liferuar 270 GËh energji termike tek konsumatorët apo 14.6% më shumë energji, gjë që ka qenë rrjedhojë e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes”, ka thënë Osmani.

Postimi i plotë:

Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2NP “Termokos” gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 ka zgjeruar rrjetin e ngrohjes edhe për 13.313 njësi banimi, 317 objekte banesore me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00m². Zgjerimi i rrjetit dhe përfshirja në furnizimin me ngrohje për mbi 13 mijë njësi banesore, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë elektrike si dhe eliminimin e nevojës së përdorimit të alternativave tjera ngrohëse, të cilat shkaktojnë ndotjen e ajrit.

Sipas kalkulimeve kjo ka ndikuar, që të zvogëlohet emitimi i dioksidit të karbonit (CO2) për 58.000 ton përgjatë një sezoni ngrohës. Ndërkaq, ndikimi në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit, konsiderohet, se është shumëfish më i lartë dhe arrin në shifra të pallogaritshme, duke pasur parasysh faktin se aktualisht në rrjetin e ngrohjes janë të kyçur rreth 30 mijë konsumatorë.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë për çdo sezon ngrohës NP “Termokos” nëpërmes furnizimit me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, eliminon ndotjen e ajrit të Prishtinës për afërsisht 135 mijë ton CO2.

NP Termokos përgjatë sezonit të fundit ngrohës 2023/2024 ka ekstraktuar nga KEK-u 303.15 GËh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%.

Gjatë këtij sezoni ngrohës janë liferuar 270 GWh energji termike tek konsumatorët apo 14.6% më shumë energji, gjë që ka qenë rrjedhojë e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes.

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

Artikulli paraprakNë kryeqytet mbillen 40 pemë, ditëve në vijim do të mbillen 300 të tjera
Artikulli i rradhës Adoptimi i qenve joefektive – rritet prezenca e tyre në kryeqytet

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.