Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Adoptimi i qenve joefektive – rritet prezenca e tyre në kryeqytet

Lajme 22/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se në prill të vitit 2024 numri i përafërt i qenve endacakë në Prishtinë është 4351, ndërkaq në prill të vitit të kaluar ka qenë 3772.

“Në fillim të muajit Prill 2024, organizata jonë ka kryer anketimin e radhës për dinamikën e popullsisë së qenve endacak në Prishtinë për të kuptuar efektin e projektit të KSVL-së të zbatuar nga Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2023. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga ky anketim, del që për periudhën Prill 2024, numri i përafërt i qenve endacak në Prishtinë është: 4351. Ky numër tregon një rritje nga periudha e njejtë nga viti i kaluar, kur numëronim 3772 qen në rrugë në komunën e Prishtinës.”

FDK ka thënë se përqindja totale e sterilizimit ka pësuar rënie në krahasim me vitin e kaluar.

“Përqindja totale e sterilizimit, ka shënuar një rënie në krahasim me vitin e kaluar: Këtë vit 56,18% e qenve të identifikuar në rrugë ishin të kastruar/sterilizuar, krahasuar me 58,61% në pranverën e vitit 2023 dhe me 59,92% në vjeshtë të vitit 2022.”

“Të dhënat e fundit tregojnë që masat e ndërmarra nga komuna për menaxhimin e popullsisë së qenve, kanë pasur efekt regresiv në kontrollin e riprodhimit të qenve në rrugë.”

Vendimi i Komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë, ku fondacion e cilëson si joefektive.

“Sa i përket iniciativës së promovimit të adoptimeve të qenve endacak nga komuna e Prishtinës, në këmbim të përfitimeve monetare, mund të konkludohet si iniciativë jo efektive, e cila nuk ka ndikuar aspak në uljen e numrit të qenve endacak në Prishtinë. Në lidhje me këtë iniciativë, organizata jonë qysh në fillim e ka konsideruar këtë masë si masë të gabuar dhe joefektive dhe që shuma e 50 euro në muaj të dedikohet për kastrimin/sterilizimin e qenve me mbajtes/pronar dhe për mbështjetjen e identifikimit & regjistrimit të qenve me mbajtes/pronar që të parandalohet bindshëm shtimi I qenve në rrugë nga braktisja në Komunë të Prishtinës. Megjithatë komuna ka vendosur të mos i pranojë këshillat e shoqërisë civile të cilët i kritikon në vazhdimësi për “mosofrim të ndihmës në zgjidhjen e problemit me qentë endacak”.

“Edhe një herë po vërtetohet që institucionet tona nuk po fokusohen tek burimet e këtij problemit (qentë me pronar, mbarështimi dhe braktisja) dhe çdo masë që po ndërmirret për ndalimin e riprodhimit, bëhet pa kërkuar punë serioze nga operatorët dhe pa përfshirë shoqërinë civile në monitorim dhe vlerësim të projekteve të tilla, për të mirën e projekteve dhe situatës.”

Organizata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të punojnë intensivisht dhe me seriozitet në zbatimin e masave të Strategjisë Kombëtare, “si mënyra e vetme për reduktimin e numrit të qenve në rrugë në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive”.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakOsmani: Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton dioksid karboni
Artikulli i rradhës Mot i paqëndrueshëm edhe këtë javë, vërshime në zona të caktuara

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.