Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

UNICEF, i alarmuar nga gjendja e fëmijëve në Liban

Lajme 30/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Luftimet mes grupit militant shiit, Hezbollah, dhe Izraelit në jug të Libanit, kanë shtyrë dhjetëra mijëra fëmijë dhe të rinj, së bashku me familjet e tyre, drejt mjerimit, thanë punëtorët e ndihmës.

Sulmet ajrore izraelite, pothuajse në baza ditore, kanë shkatërruar jetën e njerëzve dhe shumica e tyre veçse po përballeshin me kushte të rënda jetese, tha organizata për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Numri i fëmijëve që punojnë është në rritje, ndërkaq disa familje dërgojnë fëmijët e tyre edhe të moshës 4 vjeçe për të punuar në fusha, me qëllim që të fitojnë para për mbijetesë, tha Ettie Higgins, zëvendësdrejtor i zyrës së UNICEF-it në Liban.

Shumë fëmijë janë të kequshqyer dhe të tjerët vuajnë nga ankthi. Këto, sipas Higgins, janë pasoja të kushteve të jetës, sepse fëmijët kur rriten nuk tejkalojnë problemet shëndetësore të cilat iu shfaqen që në fëmijëri.

Higgins tha se disa shtete kanë reduktuar mbështetjen e tyre humanitare për Libanin. Si rezultat i kësaj, shumë programe të UNICEF-it të ndërpriten në kohën kur ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë. Shkollat dhe rrjetet e ujësjellësit janë shkatërruar pjesërisht nga sulmet ajrore izraelite dhe qendrat e kujdesit shëndetësor janë mbyllur.

Hezbollahu ka hedhur raketa, municione të artilerisë dhe raketa kundërtanke ndaj Izraelit nga territori i Libanit, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hezbollahu ka thënë se sulmet ndaj Izraelit bëhen në “solidaritet” me Hamasin në Rripin e Gazës. Izraeli si kundërpërgjigje sulmon pozicionet e Hezbollahut. Shumica e luftimeve janë përqendruar në rajonet kufitare të Libanit. /REL/

Artikulli paraprakDrejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë i përgjigjet ftesës për dhurim gjaku
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.