Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria autorizon Policinë të mbledhë informata për gjinekologun Sebajdin Gjini

Lajme 04/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prizren – Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar të mbledh informacione lidhur me rastin e gjinekologut, Sebajdin Gjinit.

Këtë është bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se, prokurori i rastit, ka autorizuar policinë për grumbullimin e informatave dhe të ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë/Obsterikë në këtë Spital.

Lirimi i Gjinit nga kjo pozitë, erdhi pas hulumtimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” me titull “Referimet e pacientëve në klinika private”, ku tregohej se si doktori Gjini kishte referuar një paciente në spital privat, për të kryer lindje cezariane të parakohshme.

Më 23 mars 2024, “Betimi për Drejtësi” ka publikuar emisionin hulumtues në të cilën paraqitej referimi i pacientëve në klinika private. Hulumtimi ka treguar rastin e Geonita Zogaj Bytyqi e cila në janar 2022 është referuar nga shefi i repartit të Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Sebajdin Gjini, për të kryer lindjen e parakohshme në Klinikën Amerikane. Përveç deklaratave të çiftit Bytyqi, emisioni shfaq dhe një audio incizim të bisedës mes gjinekologut Gjini dhe bashkëshortit të Geonita Zogajt Bytyqit, Jetmir Bytyqit, i cili kërkon llogari nga gjinekologu për mos operimin e bashkëshortes në Spitalin e Prizrenit.

Në anën tjetër, pas ankesës së bërë Inspektorati Shëndetësor e ka gjobitur gjinekologun Gjini me 2 mijë euro. Vendimin e ka miratuar edhe shkalla e dytë e inspektoratit. Mirëpo, nga Inspektorati Shëndetësor rasti më pas nuk është raportua në Odën e Mjekëve të Kosovës e as në Prokurori të Shtetit. Si dhe gjoba nuk gjendet në dosjen e gjinekologut Gjini në Spitalin e Prizrenit, përkundër se si vendim i ishte dorëzuar vetë atij dhe drejtorit të atëhershëm të spitalit, Afrim Avdaj.
Po ashtu gjatë diskutimit, gjinekologu kërcënon ekipin e emisionit “Betimi për Drejtësi” duke thënë “Urdhëroni përmendeni emri tem, e shihni”.

Artikulli paraprakHumb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit
Artikulli i rradhës QKMF-ja në Prishtinë do të fillojë trajtimin logopedik

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.