Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundjet e zemrës: Si skanimet MRI mund të zbulojnë më saktë gjendjen tek gratë

Jetë 17/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
zemer virtuale
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit po raportojnë se skanimet e rezonancës magnetike (MRI) mund të zbulojnë sëmundjet e zemrës më herët dhe me më shumë saktësi tek gratë sesa llojet e tjera të mjeteve diagnostikuese.

Ata theksojnë se ekokardiografia, e cila aktualisht përdoret për të diagnostikuar sëmundjet e zemrës, nuk është gjithmonë e saktë, raporton Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash, studiuesit shtojnë se gratë mund të përjetojnë sëmundje të zemrës ndryshe nga burrat.

Skanimet MRI mund të zbulojnë me saktësi dështimin e zemrës tek gratë, sipas studiuesve në Universitetet e Anglisë Lindore, Sheffield dhe Leeds.

Në një studim të ri të botuar në revistën “European Heart Journal Open”, studiuesit analizuan të dhënat e 835 pjesëmarrësve, 60% e të cilëve ishin femra, nga regjistri “ASPIRE” të cilët morën një vlerësim invaziv si dhe një MRI të zemrës në të njëjtën ditë.

Studiuesit raportuan se skanimet joinvazive MRI dhanë imazhe më të sakta sesa përdorimi i një kateteri për të matur presionin e zemrës.

Shkencëtarët vunë re gjithashtu se shumë nga njerëzit me matje të pasakta nga një ekokardiogramë kishin matje të sakta nga skanimi MRI. Ata thanë se besojnë se gjetjet mbështesin përdorimin e një skanimi MRI si një test joinvaziv për sëmundjet e zemrës.

“Nëse, në fakt, studiuesit kanë gjetur një mënyrë për të matur presionin në zemër, ajo do të ishte shumë e avancuar dhe e mirëpritur,” tha Dr. Richard Wright, një kardiolog në Qendrën Shëndetësore të Providences Saint John në Kaliforni, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtimin.

“Për momentin, ne nuk kemi një mënyrë të mirë për ta bërë këtë pa një kateter,” tha Dr. Wright për Medical News Today. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakHulumtimi i ri ndihmon për të shpjeguar pse njerëzit lëvizin më ngadalë ndërsa plaken
Artikulli i rradhës Përdorimi i cigareve elektronike me avull mund të jetë i lidhur me astmën tek të rinjtë

Ju sugjerojmë

Një avokado në ditë mund të ulë kolesterolin e dëmshëm dhe të mbrojë zemrën

16/07/2026 Jetë

Vitamina C pengon riprodhimin e qelizave staminale të kancerit

16/07/2026 Jetë

Netët e nxehta po u marrin njerëzve deri në shtatë net gjumë në vit

16/07/2026 Jetë

Bakteret “e mira” të zorrëve mund të paralajmërojnë rrezikun për diabet vite para diagnozës

15/07/2026 Jetë

Vetëm 12 javë agjërim mund të ndihmojnë në ruajtjen e humbjes së peshës për një vit

15/07/2026 Jetë

Mikroplastikat në gjak lidhen me rrezik më të lartë për infarkt

15/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.