Mijëra padi janë ngritur kundër Johnson & Johnson duke pretenduar se pluhuri i bebeve me bazë talku rrit rrezikun e kancerit të vezoreve dhe kërkimet e reja duket se i mbështesin këto pretendime.
Në një analizë të botuar javën e kaluar në “Journal of Clinical Oncology”, studiuesit zbuluan se aplikimi i pluhurit të talkut në organet gjenitale lidhej me rrezikun e kancerit të vezoreve dhe se rreziku i rritur ishte më i madh për gratë që përdornin pluhurin shumë ose për periudha të gjata kohore, raporton Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Në studim, shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit iu drejtuan të dhënave nga “Sister Study”, i cili regjistroi më shumë se 50,000 gra në Shtetet e Bashkuara nga 2003 deri në 2009.
Pjesëmarrësit u bashkuan kur ishin midis moshës 35 dhe 74-vjeç. Secila kishte një motër që ishte diagnostikuar me kancer gjiri, gjë që mund t’i vinte ato në rrezik të shtuar për kancer gjiri ose vezore.
Kompania J&J ka argumentuar se studimet e mëparshme nuk kanë demonstruar një lidhje bindëse midis kancerit ovarian dhe produkteve me bazë talku, raportoi NBC News, por studimi i ri sfidon këtë linjë arsyetimi.
Bazuar në këto përgjigje, studiuesit vlerësuan se deri në 56% e grave përdorën pluhur talku në organet e tyre gjenitale në një moment të jetës së tyre. Këto gra kishin më shumë gjasa të ishin të racës së zezë dhe më pak të arsimuara.
Analiza nuk mund të vërtetojë se talku shkakton kancer ovarian, por bashkëautore e studimit, Dale Sandler, shefe e degës së epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor, tha se ndoshta nuk ka një mënyrë për të provuar plotësisht shkakësinë në studimet humane.
Megjithatë, gjetjet duhet t’i nxisin gratë të rimendojnë përdorimin e produkteve të talkut, tha autorja kryesore e studimit, Katie O’Brien, një epidemiologe në Institutin Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor. /Gazeta Shneta/


