Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti pret në takim profesoreshën Vjollca Konjufca, flasin për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në shëndetësi

Lajme 27/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim profesoreshën Vjollca Konjufca, ligjëruese në Programin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Southern Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke vlerësuar përvojën akademike dhe profesionale të profesoreshës Konjufca, Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e saj për ta ndihmuar sektorin e shëndetësisë në Kosovë, përcjell klankosova.

Konjufca e falënderoi kryeministrin për takimin dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim profesional e shkencor.

Në takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në shëndetësi me theks në punën hulumtuese-shkencore. U vlerësua potenciali për rritje të shkëmbimeve të dijes, përvojës dhe kulturës së punës me profesionistët nga mërgata.

Sipas komunikatë të zyrës së kryeministrit, në takim u theksua se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet, dhe se për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, Qeveria ka rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Po ashtu buxheti për shëndetësi është ngritur për mbi 100 milionë euro, ndërsa janë ndarë 60 milionë euro për listën e re të barnave esenciale dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna për sëmundje të rralla

Duke biseduar për imunizim, u theksua pesëfishimi i buxhetit për vaksina për parandalim dhe sigurimi i vaksinave të reja të rëndësishme, siç është ajo e HPV, që parandalon kancerin e qafës së mitrës. Konjufca theksoi se si kjo vaksinë ka ndikuar dukshëm në rënien e incidencës së kancerit në ShBA.

Kryeministri uroi diskutime të frytshme shkencore në ligjëratën që do të mbahet nesër në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku profesoresha bëri të ditur se mes tjerash do të informojë edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Southern Illinois në ShBA.

Në këtë takim të përbashkët ishte i pranishëm edhe ekonomisti dhe filantropi ferizajas, Afrim Konjufca.

Artikulli paraprakDeputeti britanik i rikthehet punës në parlament pas amputimit të krahëve dhe këmbëve në luftë me sepsën
Artikulli i rradhës Shkencëtarët mendojnë se ankthet dhe halucinacionet mund të jenë një shenjë e hershme e sëmundjeve autoimune

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.