Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, janë nënshkruar kontratat e punës me katër mjek të rinj të praksës së përgjithshme. Kjo inicativë ka për qëllim të sigurojë staf të mjaftueshëm të profesionistëve shëndetësor për të mbështetur këtë qendër të rëndësishme të mjekësisë familjare.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka bërë një vlerësim pozitiv të këtij hapit duke u uruar të gjithë mjekët e rinj për angazhimin e tyre në QKMF,përcjell Gazeta Shneta.
“Ju përgëzoi për angazhimin tuaj në QKMF në Malishevë dhe ju dëshiroj punë të mbarë,” tha drejtori Berisha, duke i inkurajuar ata për shërbimin e tyre ndaj qytetarëve të komunës.
Edhe drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi, ka shprehur gëzimin e tij për ardhjen e këtyre mjekëve të rinj, duke theksuar se ky hap ka rritur kapacitetin e qendrës për të ofruar shërbime më të mira shëndetësore për komunitetin.
“Me këta katër mjek, tashmë është krijuar staf i mjaftueshëm për ofrimin dhe rritjen e shërbimeve shëndetësore, edhe pse ende nuk janë të kompletuar. Megjithatë, me këtë numër aktual, mund të menaxhojnë dhe ofrojnë shërbime të nevojshme për qytetarët e Malishevës,” tha Krasniqi./Gazeta Shneta/




