Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet ndjeshëm numri i rasteve me infeksionin bakterial SSTS në Japoni, vdekshmëria 30%

Lajme 18/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara prej muajsh, por së fundi rastet e një infeksioni bakterial tejet të rrezikshëm kanë mbërritur nivele në Japoni, ndërsa ekspertët janë të paaftë të shpjegojnë arsyen e rritjes së pafrenuar të tij.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë ka regjistruar deri në fillim të qershorit gati 1000 raste të asaj që njihet si sindroma e shokut toksik streptokoksik (STSS), me një shkallë vdekshmërie deri në 30%.

Rreth 77 persona raportohet të kenë vdekur nga kjo sëmundje midis janarit dhe marsit, sipas të dhënave zyrtare. Përhapja e vazhdueshme në Japoni tashmë ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit të kaluar prej 941 infeksionesh – më i larti që nga fillimi i statistikave në vitin 1999.

STSS është një infeksion bakterial i rrallë por serioz që mund të zhvillohet kur bakteret përhapen në indet e thella dhe në qarkullimin e gjakut. Simptomat e para të tij janë ethet, dhimbje muskujsh e të vjella por rreziku është që me avancimin e tij, infeksioni të kthehet në kërcënim për jetën me ënjtje dhe dështim të shumëfishtë të organeve.

Siç thuhet më tej, shumica e rasteve STSS shkaktohen nga bakteret e grupit A streptokoku (GAS), i cili prodhon kryesisht infeksione të temperaturës dhe fytit tek fëmijët.

Në rrethana të rralla, streptokoku A mund të bëhet invaziv kur bakteri prodhon një toksinë që i mundëson hyrjen në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar sëmundje të rënda si shoku toksik. /voxnews.al/

Artikulli paraprakKina akuzon SHBA-në për ‘qëllim keqdashës’ për të diskredituar vaksinat e saj kundër COVID-19
Artikulli i rradhës Transformimi i klinikës së Gjinekologjisë, ministrja Haxhiu falënderon ministrin Vitia

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.