Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës është prezantuar sot zyrtarisht si pjesë e Unionit Evropian të Spitaleve Private.
Unioni Evropian i Spitaleve Private ka prezantuar sot dy anëtarë të rinj, Republikën e Kosovës e përfaqësuar nga Asociacioni i Spitaleve Private (ASPK) si dhe Irlandën përmes “Irish Private Hospitals Association”.
Në njoftimin zyrtar të UEHP janë prezantuar kryetari i Bordit të ASPK-së Armend Agani si dhe sekretari i përgjithshëm Armend Vokshi.
Agani ka thënë se misioni i Asociacionit është kontributi në zhvillimin e kujdesit shëndetësor në Kosovë.
“30 spitalet private që përbëjnë ASPKS janë ‘të bashkuar si një!’, që është motoja jonë. Misioni ynë është të kontribuojmë në mënyrë proaktive në zhvillimin e kujdesit shëndetësor në Kosovë duke ndërtuar mbi pikat tona të forta dhe duke inkurajuar bashkëpunimin e ngushtë midis sektorëve të kujdesit shëndetësor privat dhe publik. Sektori publik shëndetësor në Kosovë është vetë në një fazë zhvillimi. Ne besojmë se shikimi drejt vendeve të tjera evropiane për frymëzim dhe ekspertizë është një mundësi unike për të ndërtuar një sistem të kujdesit shëndetësor me performancë të lartë dhe për të ofruar shërbime cilësore për popullatën tonë.” Armend Agani, Kryetar i Bordit të ASPKS.

“Është një mundësi e shkëlqyer për shoqatën tonë të re të krijuar në vitin 2020 të lidhet me shoqatat e tjera të spitaleve private në Evropë për të shkëmbyer dhe ndarë përvoja dhe për të marrë mbështetjen që na nevojitet për t’u zhvilluar më shpejt dhe më efektivisht”, ka thënë Armend Vokshi, Sekretar i Përgjithshëm i ASPKS.
Kosova është vendi i parë në rajon që anëtarësohet në Asociacionin që përfaqëson të drejtat dhe nevojat e Spitaleve Private në Parlamentin Evropian per te ndihmuar ne zhvillimin e shendetesise.
Spitalet Private ne Kosove do kene mundesine nepermjet ASPKS dhe EUHP te paraqesin nevojat per zhvillimin e shendetesise dhe mundesise ne nxitjen e investimeve ne shendetesi ne Kosove por edhe ne zhvillimin e turizmit medicinal.
Ky eshte nje rrjetizim qe do krijoje mundesite qe ne bashkepunim edhe me Institucionet Publike te shkembehen eksperiencat ne fushen e shendetsise me Spitalet Private ne Evrope duke zhvilluar kapacitetet si ne fushen e teknologjise dhe inovacionit ashtu edhe ne profesionistet shendetesor.
ASPKS eshte duke planifikuar ne vitin 2025 te sjelle 16 shtetet Evropiane anetare te Unionit Evropian te Spitaleve Private ne Kosove duke krijuar mundesine qe te vizitohen investimet e bera ne Kosove ne fushen e shendetsise dhe te jete nikoqirja e pare si Shtet qe nuk eshte anetare e Bashkimit Evropian.




