Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti i OSBE-së alarmon për gjendjen e sistemit të drejtësisë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Lajme 02/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Misioni i OSBE-së në Kosovë, të martën ka publikuar raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë, me ç’rast u theksua se ky raport alarmon për qasjen në drejtësi sa i përket dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Michael Davenport, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, tregoi për tri gjetje të rëndësishme në këtë raport.

“Së pari, shumë pak nga këto raste kanë respektuar afatet procedurale sipas ligjit. Kjo ngre shqetësim të madh, sa i përket sigurisë së viktimave, së dyti është parë që Gjykatat shpeshherë kanë shqiptuar dënime me kusht dhe gjoba, kjo është devijim nga Gjykata Themelore, devijim i viktimave për të raportuar për dhunën, së fundi është ngritur në raport, një shqetësim për trajtim për urdhër mbrojtës, nuk ka pasur përfaqësues të punës speciale, rreth 60 për qind të rasteve që ne si OSBE kemi monitoruar”, tha ai, shkruan EO.

Ai tha se nga viti 2019 janë rritur 30 për qind të rasteve të vrasjes ndaj gruas.

“Misioni mbështet MD-në në ngritjen e vetëdijesimit për qytetarët e Kosovës në baza gjinore dhe dhunë seksuale, vrasja e gruas 30 për qind rritje të vrasjes së gruas, nga viti 2019, kemi nevoje urgjente në trajtimin e këtyre rasteve”, tha ai.

Raporti i gjetjeve i publikuar sot ka trajtuar 141 raste të monitoruara nga gjykimi i OSBE-së, nga periudha janar-dhjetor të vitit 2023.

“Ky raport që e lansojmë sot analizon 141 raste të monitoruara nga gjykimi i OSBE-së, nga periudha janar-dhjetor 2023. Fokusi ynë në përgatitjen e këtij raporti, kemi prani të madhe në tërë Kosovën përmes 5 qendrave rajonale”, tha Davenport

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky raport alarmon për gjendjen në Kosovë sa i përket dhunës në familje.

“Gjetjet e raportit janë një alarm për sistemin e drejtësisë, por për të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës nga 141 raste vetëm 34 për qind të rasteve janë dënime me gjobë”, tha Haxhiu.

Ndërsa, një problematikë tjetër sipas ministres janë edhe dënimet që Gjykatat shqiptojnë ndaj dhunuesve, ku shuma është 350 euro.

“Shuma mesatare e gjobës për dhunë është 350 euro, Gjykatat shqiptojnë dënim alternativ me dënim me kusht ose gjobë. Nuk kemi asnjë rast që është shqiptuar dënim maksimal për dhunën në familje”, tha Haxhiu.

Artikulli paraprakE mërkura shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të Ismail Kadaresë
Artikulli i rradhës Këto dy komuna paralajmërohet të goditen nga stuhia

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.