Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Që nga hapja në Shërbimin e Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit në spitalin e Prizrenit janë trajtuar 46 pacientë

Lajme 02/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shërbimin e Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit janë trajtuar 46 pacientë që nga hapja.

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtorin e Infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Msc. Sami Ahmetaj, të martën, kanë vizituar Shërbimin e kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit.

Dr. Fazli Berisha, shef i Koronares dhe përgjegjësi i Kardiologjisë Intervente, stafin menaxherial e ka njoftuar për ecurinë e punës, shërbimet e ofruara dhe intervenimet e kryera nga data 14 qershor 2024, kur është bërë hapja, përkatësisht inaugurimi i Shërbimit të Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit.

“Nga data 14 qershor 2024 në Shërbimin e kardiologjisë intervente janë kryer 34 koronografi, 12 stendime, prej tyre 5 raste akute, ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer 4 raste elective dhe në trajtim është një rast akut. Të gjitha rastet janë kryer me sukses dhe nuk ka pasur komplikime të pacientëve të trajtuar”, – tha dr. Berisha.

Drejtoresha ekzekutive ka biseduar edhe me pacientët e hospitalizuar në Shërbimin e Kardiologjisë invasive, ndërsa ka falënderuar stafin e spitalit dhe ekipet nga QKUK për punën, angazhimin , përkushtimin dhe ofrimin e shërbimeve për pacientë, duke ofruar mbështetjen dhe përkrahjen, me qëllim të ofrimit sa më të mirë dhe ngitje të cilësisë së shërbimeve për pacientë.

Për funksionalizimin e Shërbimit të Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, Ministria e Shëndetësisë/ShSKUK-së për planin arkitekturor, punët infrastrukturore, materiali shpenzues dhe medikamentet e nevojshme kanë investuar rreth 1 milion EURO, kurse Qeveria e Luksemburgut për sigurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për funksionalizim e këtij shërbimi, inventarin jomjekësor (mobilimi) dhe trajnimet profesionale të stafit brenda dhe jashtë Kosovës ka investuar 2 milionë euro. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStuhia dhe reshjet e mëdha e përfshijnë një pjesë të Malit të Zi
Artikulli i rradhës FDA thotë se pasterizimi vret gripin e shpendëve në qumësht

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.