Sot u bë përurimi i renovimeve në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
E me rastin e renovimit të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vlera e kostos për renovimin e saj ishte mbi 1.2 milion euro, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri Vitia ka ndarë pamje nga transformimi i kësaj klinike, i cili tha se një lloj i tillë i investimit nuk ishte bërë që nga themelimi i saj.
Më poshtë postimi i Arben Vitisë:
Transformim i Urologjisë
Me mbi 1.2 milion euro investim në Klinikën ku nuk ishte investuar asnjëherë që nga themelimi i saj, është bërë
Riorganizimi i dhomave.
Shtimi i shtretërve.
Shtimi i banjove për persona me aftësi të kufizuar.
Nyje sanitare moderne.
Zgjerimi i dyerve të dhomave nga 1m në 1.20m sipas standardit për shtretër.
Instalimi i sistemit “call nurse” për thirrjen e infermierëve nga pacientët.
Instalimi i oksigjenit në të gjitha dhomat.
Klimatizimi i gjithë hapësirës.
Së shpejti përfundohen edhe sallat operative në këtë Klinikë. /Gazeta Shneta/




