Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat

Lajme 18/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se Komisioni Evropian nuk i ka ofruar publikut qasje të mjaftueshme në marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, ka nënshkruar disa kontrata të mëdha me disa kompani farmaceutike në kulmin e pandemisë COVID-19, më 2020 dhe 2021.

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian janë ankuar në gjykatën me seli në Luksemburg, se kanë kërkuar t’i shqyrtojnë kontratat, për t’i kuptuar termat dhe kushtet, por se u është dhënë vetëm qasje e pjesshme.

Për më tepër, sipas tyre, disa dokumente janë redaktuar dhe Komisioni ka thënë se kjo është bërë për të mbrojtur interesat tregtare dhe procesin e vendimmarrjes.

Gjykata e Përgjithshme tha se Komisioni nuk ka dhënë prova se si qasja në disa klauzola të marrëveshjeve, do të minonte interesin tregtar të kompanive të përfshira.

Gjykata tha, po ashtu, se Komisioni ka mundur të japë më shumë informacione për deklaratat e anëtarëve të ekipit që ka negociuar kontratat.

“Komisioni nuk i ka marrë mjaftueshëm parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, për t’i peshuar drejt interesat në fjalë”, tha gjykata.

Vendimi i saj vjen një ditë përpara se Parlamenti Evropian të votojë për rizgjedhjen e Ursula von der Leyenit në postin e presidentes së Komisionit Evropian. /REL

 

Artikulli paraprakSpitali në Pejë thotë se pati fjalosje mes dy pjesëtarëve të stafit, tregon arsyen
Artikulli i rradhës Mbi 60 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.