Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paratë nga bashkë pagesat në spitale, dorëzohen me vonesë deri në 88 ditë

Lajme 19/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deri në 88 ditë është vonuar dorëzimi i parave të inkasuara nga bashkë pagesat ne spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, ka gjetur raporti i Auditorit të Brendshëm.

Njësia e Auditimit të Brendshëm në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar ka prezantuar një raport të auditimit të të hyrave në njësitë përbërëse të këtij institucioni, në mbledhjen e Bordit Drejtues të mbajtur të mërkurën, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë raport janë analizuar grumbullimi, regjistrimi dhe barazimi i të hyrave nga parkingjet, bashkëpagesat për certifikata, shitja e shërbimeve, qiratë, të hyrat nga asgjësimi i mbeturinave medicinale si dhe donacionet.

Auditori ka evidentuar disa parregullësi në procesimin e pagesave dhe dorëzimin e tyre. Paratë e inkasuara është gjetur se dorëzohen me vonesë deri në 88 ditë sikurse ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës.

“Në SP të Gjakovës nga 10 blloka të testuar në 320 fletëdëftesa mungon numri personal i pacientit. Vonesat janë nga 3 deri në 88 ditë”, thuhet në raport.

Numri personal i pacientëve në fletëdëftesa mungon edhe në spitalet tjera, ndërsa vonesat e dorëzimit të parave janë sikurse në vijim: në Spitalin e Pejës dorëzimi i mjeteve është vonuar nga 1 deri në 71 ditë; në Spitalin e Gjilanit nga 1 deri në 24 ditë; në Spitalin e Ferizajt nga 6 deri në 22 ditë”, thuhet në raportin e auditorit.

Auditori poashtu ka evidentuar se në Spitalin e Gjilanit dhe Gjakovës nuk ka vendime dhe analiza për vendosjen e çmimit për parking.

Poashtu çmimet për asgjësimin e mbeturinave medicinale ndryshojnë nga një spital në tjetrin, teksa mungon dokumentacioni për pranim-dorëzimin e mbeturinave. E gjetura më problematike në këtë rast është në Spitalin e Ferizajt ku nuk dihet sasia e mbeturinave të asgjësuara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjendet në Gjakovë pacienti që iku nga Psikiatria në Spitalin e Gjilanit
Artikulli i rradhës Vapa e madhe në Europë, Greqia mbyll Akropolin gjatë drekës, në Kroaci temperatura në det arrin shifra rekord

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.