Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Moti për këtë javë – kaq do të shkojnë temperaturat, në fundjavë përkeqësim i motit

Lajme 29/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Pas një shtytje të fuqishme dhe të përkohshme nga i nxehti afrikan gjatë së dielës, ku temperaturat arritën deri në 36°C në shkallë vendi, dita e sotme po mbanë disi më e freskët, sidomos në Rrafshin e Kosovës, për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit.

Megjithatë, në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit temperaturat do të mbesin më të larta.

Moti po mbanë me diell e vranësira të pakta, të cilat më të përqëndruara do të mbesin në jug dhe perëndim të vendit, ku mund të sjellin edhe ndonjë reshje të izoluar shiu.

Nga dita e martë e deri të enjten, do të mbajë mot me diell, mirëpo temperaturat do të mbesin paksa më të ulëta në rang vendi, përpara se ato të shënojnë ngritje nga dita e enjte.

Edhe dita e premte do të mbetet mjaft e nxehtë, fillimisht me diell, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të pjesshme, të cilat pritet të sjellin edhe ndonjë rrebesh e shkarkesa rrufesh në zona të caktuara.

Ndryshimi më i madh i motit parashihet të arrijë në fundjavë, ku pritet mot me diell e vranësira, ndërsa lokalisht priten rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, kjo si pasojë e depërtimit të masave të lagështa dhe pak më të freskëta.

Në aspektin termik, nuk është se do të kemi ndonjë ulje të ndjeshme të temperaturave, përpos në ato zona ku priten të reshura, e që do të jetë e përkohshme.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në fundjavë, me shpejtësi prej 17-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 36 apo 37°C. Vlerat më të ulëta maksimale parashihet të jenë të martën, ndërsa ato më të larta maksimale të premten. /MeteoKosova/

Artikulli paraprakArrestohen dy shqiptarë në Gjermani, kapen me kokainë në vlerë prej 83 mijë eurosh
Artikulli i rradhës Ekspertët e shëndetësisë tregojnë se si mund të shmanget sëmundja e dengës në Lojërat Olimpike të Parisit mes shqetësimeve të infeksionit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.