Ministria e Shëndetësisë ka hapur një konkurs të ri për specializime, për nevoja të spitaleve private.
Kështu ka njoftuar kryetari i Bordit për Shkollim Specialistik Dr. Edmond Haliti. Ai ka thënë se konkursi është hapur duke u bazuar në prioritetet e sistemit shëndetësor, kapacitetet infrastrukturore dhe mentoriale, shkruan Gazeta Shneta.
“Konkursi mbetet i hapur deri me datën 10.08.24, ndërsa ftohen për aplikim të gjithë kandidatët, respektivisht institucionet e interesuara që i përmbushin kushtet e parapara”, ka njoftuar Haliti.
Konkursin e gjeni duke Klikuar KËTU.
Njoftimi i plotë nga Haliti:
Ministria e Shëndetësisë me propozim të Bordit për Shkollim Specialistik, bazuar në UA për shkollim specialistik 01/2023, ka hapur konkursin e rradhës për shkollim specialistik të profesionistëve shëndetësor për nevojat e institucioneve private shëndetësore, pas kërkesave të shumta që kemi pranuar në dy apele publike nga institucionet e tilla, e pas një analize të kujdesëshme të tyre në raport me prioritetet e sistemit, kapacitetet infrastrukturore e mentoriale.
Lëmitë e hapura specialistike i takojnë fushave mjekësore, stomatologjike dhe farmaceutike (për detaje shih linkun më poshtë).
Për herë të parë ky konkurs bazohet në koncept të ri, meqë:
– shqyrtimi i nevojave e kapaciteteve dhe përzgjedhja e fituesve, janë krejtësisht të njëjta me ato të institucioneve publike, duke ruajtur stadartin e njëjtë;
– e drejta i njihet secilit institucion të licencuar shëndetësor sipas fushës që ka në interes për ta zhvilluar ose avancuar, të rekomandoj për shkollim kandidatët e preferuar ose nga burimet e veta profesionale;
– përzgjedhja bëhet duke u futur në konkurencë mes vete aplikantët (respektivisht institucionet rekomanduese), bazuar gjithnjë në parimin e garës e meritokracisë, e cila sigurohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të kushteve dhe kritereve të parapara me këtë konkurs (të cilat i gjeni po ashtu në linkun e konkursit).
– fituesit do të lidhin kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë (organizuesi dhe garantuesi i shkollimit specialistik) dhe institucionin privat shëndetësor (kërkuesi/rekomanduesi dhe financuesi i shkollimit specialistik) sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Konkursi mbetet i hapur deri me datën 10.08.24, ndërsa ftohen për aplikim të gjithë kandidatët, respektivisht institucionet e interesuara që i përmbushin kushtet e parapara.




