Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatë persona me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, njëri në mjekim intensiv

Lajme 12/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës, aktualisht janë duke u trajtuar 7 pacientë me Covid-19, 3 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, përderisa njëri është në mjekim intensiv.

Sipas drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, Covid-19 është një sëmundje e cila tashmë është e pranishme si sëmundje e rëndomtë në popullatën e vendit, transmeton klankosova.

”Nuk është më emergjencë e madhe, nuk është më një situatë e tillë kur duhet të merren masa strikte izoluese, por herë pas here, në mënyrë sporadike paraqitet”.

”Tashmë në Klinikën Infektive kemi diku 7 pacientë të cilët janë të spitalizuar, 3 nga ta janë me oksigjeno-terapi”.

”E kemi një pacient i cili është duke u trajtuar në mjekimin intenziv, i cili është në gjendje klinike më të rëndë”, ka theksuar për RTK-në, Vishaj.

Pacientët e hospitalizuar janë të moshave të shtyra, të cilët kanë edhe sëmundje kronike.

“Zakonisht, tashmë kërkesë për hospitalizim kemi te pacientët të cilët janë në moshën e tretë, pra mbi moshën 60 vjeçare. Vetëm në disa raste sporadike kemi pasur mosha më të reja, por dominojnë moshat e shtyra dhe dominojnë pacientët të cilët kanë sëmundje tjera të rënda kronike, siç janë pacientët me problemet me veshkët, konkretisht ata të cilët janë në hemodializë, pacientët me probleme të rënda të mushkërive, pacientët kardiak me probleme të mëdha në zemër, pacientët me sëmundje hepatale etj”.

Artikulli paraprakShurdhiqi: Si rezultat i renovimeve, në Kardiokirurgji planifikohen të kryhen 10 operacione brenda javës
Artikulli i rradhës Temperaturat e larta, MSH paralajmëron se mund të marrë masa për kufizimin e orarit të punës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.