Pediatri i Spitalit të Vushtrrisë, Dr. Naser Rexha, sot është pensionuar.
Në lidhje me pensionimin e tij ka shkruar kolegu i tij i punës Dr. Naser Tahiri i cili e ka përgëzuar për punën dhe përkushtimin përgjatë viteve dhe i ka uruar atij shëndet e mbarësi edhe më tej.
Postimi i plotë:
Kam nderin dhe kënaqësinë, t’i them disa fjalë, me rastin e pensionimit të doktorit te nderuar z. Naser Rexha Pediater.
Pensionimi është një ngjarje e veçantë, të cilën ne e përjetojmë në shpirt. Jam i bindur se pensionimi i Dr. Naser Rexhes është edhe një motivim më tepër për punëtorët e tjerë, që të japin maksimumin gjatë shërbimit dhe të ndjekin shembullin e Dr. Naserit. Pensionimi është akt që përmbyllë ciklin e marrëdhënies së punës. Ky akt flet, se doktorri në fjalë ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e zhvillimit të ngritjes së shëndetsisë në instuticionin tonë Spitali Sheikh Zayed Vushtrri dhe me gjërë. Dr. Naseri do të jete një shembull i punës dhe profesionit me qëndrime të denja dhe atdhedashurie. Jeta ka ligjet e veta dhe vitet ecin, ato e bëjnë punën e tyre pavarësisht emocioneve tona personale.
Ne emerin tim, dhe të kryesise së sindikatës së Spitalit si dhe të gjithë kolegeve-kolegëve të punës i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur Dr. Naserit dhe familjës së tij.
Besojm që Dr. Naseri që me dijen dhe përvojën e tij do të kontriboj edhe në jetën pensionale, aty ku mund të jetë i dobishëm edhe më tej per shoqërinë dhe familjen.




