Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH-ja del me sqarim për ndërtimin e spitalit të ri të Ferizajt: Ndërtimi i tij përfundon në fund të vitit 2026

Lajme 23/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar opinionin në lidhje me ndërtimin e Spitalit të ri të Ferizajt.

Në sqarim, MSH-ja tha se përkundër problematikave dhe sfidave që kanë hasur në ndërtimin e këtij projekti ndërtimi i tij do të fillojë në tetor 2024 dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2016, shkruan Gazeta Shneta.

“Në vitin 2023, Ministria kontraktoi një kompani për hartimin e detyrës projektuese për Spitalin e Ferizajt, dhe më 14 mars 2024, u kontraktua riprojektimi i plotë i spitalit. Ky hap u ndërmor për të siguruar që çdo investim i ardhshëm të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm”, thuhet në sqarimin e ministrisë.

“Afati për dorëzimin e projektit zbatues ishte korriku 2024, por për shkak të nevojës për të adresuar defekte të tjera të identifikuara gjatë kësaj faze, ai u shty për 60 ditë, deri në fillim të tetorit 2024. Ndërtimi i spitalit është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2026″, thuhet tutje.

Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përkushtuar për të përfunduar këtë projekt dhe ka planifikuar të nisë tenderimin për ndërtimin e spitalit pas përfundimit të projektit zbatues, i cili pritet të përfundojë gjatë tetorit të këtij viti”, thuhet mes tjerash.

Në fund MSH-ja ka kërkuar nga prokuroria dhe organet e hetimit që të ndjekin keqbërësit për këtë dëm të madh që na kanë shkaktuar në shëndetësinë publike.

Postimi i plotë:

𝐒𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐢 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 – 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭

Sqarim i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me ndërtimin e Spitalit të ri të Ferizajt

Në respekt të kërkesave për informim nga qytetarët dhe në përgjigje të lajmeve të paraqitura në media ju paraqesim në vijim të gjitha të dhënat lidhur me ndërtimin e Spitalit të Ferizajt.

Në vitin 2016, Komuna e Ferizajt paraqiti një projekt për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm, të cilin Ministria e Shëndetësisë e pranoi për shqyrtim.

Fatkeqësisht, projekti kishte sa mangësi aq edhe defekte. Ai ishte po ashtu projekt i padetajuar. I njëjti i ngjante më shumë një projekti ideor sesa një projekti zbatues.

Megjithë këto mangësi punimet nisën në vitin 2018. Ministria e Shëndetësisë u përball me probleme të tjera, një prej tyre ishte shfaqja e ujërave në bodrumin e objektit. Shkak i këtij problemi të ri ishte ndryshimi pa asnjë studim i lokacionit nga Komuna e Ferizajt.

Problem ky që na ndjek ende sot dhe pritet të jetë sfidë për të ardhmen.

Gjithashtu, kompania e kontraktuar për ndërtimin, “Arbëria Com”, dështoi në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas kontratës, duke kërkuar pagesa shtesë dhe duke shkaktuar stërzgjatje të procesit.

Për shkak të këtyre problemeve, dhe me dyshimin për mashtrim nga ana e Operatorit Ekonomik, në fund të vitit 2021, kontrata u ndërpre dhe lënda u dërgua në organet përkatëse për hetim të mëtejshëm.

Në vitin 2022, për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e objektit, Ministria e Shëndetësisë bashkëpunoi me Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës për të bërë një vlerësim të detajuar të strukturës ekzistuese. Ky vlerësim zbuloi defekte të shumta në punimet e kryera deri më tani, duke përfshirë devijime në strukturë, probleme me pllakën e meskatit dhe çështje të tjera si lagështia dhe mungesa e hidroizolimit.

Pas këtyre gjetjeve, Ministria e Shëndetësisë e pa të arsyeshme që të mos vazhdojë me investime të mëtejshme pa një riprojektim të plotë të objektit, me qëllim që të mos shkaktohet dëm më i madh financiar.

Në vitin 2023, Ministria kontraktoi një kompani për hartimin e detyrës projektuese për Spitalin e Ferizajt, dhe më 14 mars 2024, u kontraktua riprojektimi i plotë i spitalit. Ky hap u ndërmor për të siguruar që çdo investim i ardhshëm të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Afati për dorëzimin e projektit zbatues ishte korriku 2024, por për shkak të nevojës për të adresuar defekte të tjera të identifikuara gjatë kësaj faze, ai u shty për 60 ditë, deri në fillim të tetorit 2024. Kjo shtyrje nuk është pasojë e neglizhencës së asnjë pale, por u bë me kërkesë të profesionistëve të angazhuar në menaxhimin e fazës së riprojektimit. Qëllimi është garancia e cilësisë së projektit dhe siguria që duhet të jetë tepër e lartë kur ndërtojmë një objekt për shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përkushtuar për të përfunduar këtë projekt dhe ka planifikuar të nisë tenderimin për ndërtimin e spitalit pas përfundimit të projektit zbatues, i cili pritet të përfundojë gjatë tetorit të këtij viti.

Ndërtimi i spitalit është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2026. Çdo nxitim në këtë drejtim nuk do të na jepte as rezultat as përftim në të mirën publike.

Pa u siguruar për çdo detaj Ministria nuk mund ta quaj të përfunduar fazën fillestare.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të rajonit të Ferizajit të cilët e presin me padurim këtë investim në shëndetësinë publike. Dhe i sigurojmë të gjithë se jemi në rrugën e duhur dhe ky projekt tanimë është bërë i pakthyeshëm edhe për nga koha e përfundimit edhe për nga siguria e cilësia.

Prokurorisë dhe organeve të hetimit ju bëjmë sërish thirrje që të ndjekin keqbërësit për këtë dëm të madh që na kanë shkaktuar në shëndetësinë publike. Të dhënat për rastin i kanë ndërsa jemi të hapur nëse ju duhet bashkëpunim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEkspozimi i fluorit është i lidhur me IQ më të ulët tek fëmijët
Artikulli i rradhës Plagoset një i mitur në Istog

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.