Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Agjencia e OKB-së për motin paralajmëron “alarm të kuq” pas nxehtësisë rekorde

Lajme 04/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rritja e temperaturave duhet të nxisë “alarm të kuq” global, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Mot dhe Klimë të mërkurën, pas rekordeve të thyera sërish në gusht.

Bota ka regjistruar sërish rekord në temperaturat mesatare të gushtit, për herë të dytë radhazi, kanë treguar të dhënat preliminare të një agjencie të Bashkimit Evropian për Klimën.

Australia, Japonia dhe disa pjesë të Kinës dhe Norvegjisë kanë regjistruar gushtin më të nxehtë ndonjëherë në histori, sipas agjencive meteorologjike.

“Është e qartë se temperaturat po rriten përtej asaj që do të dëshironim”, ka thënë Celeste Saulo, udhëheqëse e Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

“Kjo po ndodh sepse veprimi ynë nuk është i mjaftueshëm”.

Ndonëse temperatura e saktë mesatare globale për këtë gusht nuk dihet, Shërbimi i BE-së për Motin, ka thënë se shifra do të jetë mbi rekordin e vitit të kaluar – 16.82 gradë Celsius.

Saulo ka bërë thirrje për monitorim më të mirë dhe mbështetje të agjencive për motin, meqë beson se “duhen më shumë burime”.

Teksa ka marrë pjesë në një forum, ajo ka bërë të ditur se Singapori do të jetë qendër rajonale për monitorim të ndotjes së shkaktuar nga zjarret e tokave të punuara dhe tymit.

Duke qenë vetëm njëra prej dy qendrave të tilla në botë, kjo qendër do të ofrojë informacion më kualitativ për zjarret dhe parashikimet për ndotje. /REL/

Artikulli paraprakPala ankohet se s’ka marrë shërbim në Repartin e Oftalmologjisë, Spitali i Prizrenit arsyetohet me numrin e kufizuar të mjekëve
Artikulli i rradhës Fëmijët nën 2 vjeç nuk duhet të përdorin ekrane, thotë agjencia suedeze e shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.