Oda e Mjekëve të Kosovës ka shpallur zgjedhjet për tre njësi zgjedhore për anëtarë në Kuvendin e përgjithshëm.
OMK ka shpallur zgjedhjet në tre njësitë zgjedhore: QKMF Malishevë, Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj dhe në spitalin privat “Amerikan”.
“Zgjedhjet e parakohshme për njësitë zgjedhore për Kuvendin e OMK-së do të mbahen më datën 1 tetor 2024”, thuhet në vendim. /Gazeta Shneta/



