Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrijnë pajisjet mjekësore për QMF-të dhe Urgjencën në Prishtinë, vlera e tyre rreth 200 mijë euro

Lajme 06/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 200 mijë është vlera e pajisjeve mjekësore për Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe atë të Urgjencës në Prishtinë, e cila është e ndarë në dy llote.

Kështu ka bërë të ditur për EO, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se ky investim përbëhet nga pajisje të ndryshme mjekësore për qendra të ndryshme në Kryeqytet, ndërsa pajisjet e para kanë arritur para 10 ditësh.

“Ne kemi ndarë një buxhet që këtë vit po shfrytëzohet e që është rreth 200 mijë euro i ndarë për vlerën e pajisjeve mjekësore për Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Urgjencës në Kryeqytet, e cila ka qenë e ndarë në dy llote. 150 mijë kanë qenë të dedikuara për pajisje mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare dhe 50 mijë për Qendrën e Urgjencës në Kryeqytet. Këto pajisje kanë filluar para 10 ditësh të vijnë, me ardhjen e karrigeve stomatologjike, ku i kemi siguruar tri të tilla për QMF-në në Dardani dhe Hajvali dhe sot është ardhë shumica e materialit tjetër, e cila është e dedikuar laboratori, pajisje për mjekët familjarë dhe shumica është pajisje për stomatologji”, ka thënë Sadiku.

Artikulli paraprakOKB paralajmëron se situata humanitare në Gazë është “përtej katastrofës”
Artikulli i rradhës Modeli i ri i AI mund të zbulojë kancere të shumëfishta të ndryshme, zbulon studimi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.