Një qytetar është sulmuar nga qentë endacakë sot para Klinikës së Ortopedisë.
Stafi i Ortopedisë e ka dërguar qytetarin në Emergjencë.
Para disa ditësh, një tjetër person ishte sulmuar nga qentë në oborrin e QKUK-së. Për rastin në fjalë, drejtori i Klinikës së Infektivës,
Arben Vishaj tha për klankosova se i njëjti është vaksinuar në klinikën që ai drejton dhe ishte liruar për në shtëpi.




