Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfundon peticioni me 13 mijë nënshkrime, kërkohet ligj për parandalimin e vetëvrasjes

Lajme 10/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 13 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin i cili kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë Projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.

Me këtë rast, peticioni me nënshkrime të qytetarëve është dërguar në Kuvend, teksa u hodhën kritika në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për “qasje jo serioze”.

Drejtori i “Linjës së Jetës”, Bind Skeja, tha se me rastin e ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes, “Linja e Jetës”, ka përfunduar me sukses këtë peticion. Andaj, kërkoi nga ligjvënësit që ta përpilojnë projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.

“Sot për ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjes, ne kemi përfunduar peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes me mbi 13,361 nënshkrime nga qytetarët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo shënon një arritje të jashtëzakonshme në trajtimin e vetëvrasjes në Kosove, duke filluar për herë të parë procesin e hartimit të politikave të cilat preokupimin kryesor e kanë reduktimin e vetëvrasjeve nëpërmjet trajtimit të dinjitetshëm të bashkëqytetarëve tonë. Ju rikujtoj se nëpërmjet këtij peticioni ne kërkojmë një ligji që rregullon, shërbimet klinike për parandalim të vetëvrasjes. Integrimin e parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale. Mekanizma për ngritje të profesionalizmit dhe kujdesit të mediave ndaj rasteve të raportimit të vetëvrasjes. Shërbime dhe mbështetje sociale jo-klinike”.

Mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vetëlenduese. Programe specifike për komunitete jo-shumicë. Mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes. Ky mobilizim është dëshmi se së bashku ne mund të krijojmë shpresë për ata dhe ato të cilët sot kanë mendime për vetëvrasje. Jo një shpresë metaforike, e mbajnë në ajër, por je shpresë materiale, e ndërtuar mbi themelet e mbështetjes kolektive ndaj njeri-tjetrit, me solidaritet dhe me punë. Ne peticionin e kemi dorëzuar, por nuk janë prit nga kryetari Konjufca qysh parashihet me ligj. Kjo për neve e tregon një qasje jo serioze”, u shpreh Skeja, raporton EO.

Artikulli paraprakKryetari i Suharekës po qëndron në QKMF me të lënduarit nga aksidenti në Carralevë
Artikulli i rradhës Administrata Biden nxjerr rregulla të reja që e bëjnë kujdesin për shëndetin mendor më të aksesueshëm

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.