Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur

Lajme 12/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, teksa është përgjigjur ndaj akuzave që u bënë nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, i cili tha se mbi 3 mijë mjekë janë larguar në tri vjetet e fundit ka thënë se këto shifra janë “të pasakta” dhe trendi i largimit të mjekëve ka shënuar rënie.

“Në shtatë vitet e fundit, hera e parë që këtë vit që trendi i ikjes së mjekëve nga Republika e Kosovës është ulur. Vetëm shikoni shifrat nuk ka nevojë unë të flas apo të sqaroj e besoj që këto shifra i ka këtu edhe zotëri Haxhiu, por del dhe thotë të pavërteta”, ka thënë ai para deputetëve.

Sipas tij, ky trend ka shënuar ulje për shkak të disa arsyeve.

“E rëndësishme është që këtë vit ka trend të uljes dhe kjo mendoj që vjen ekskluzivisht për shkak të rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës për profesionistët shëndetësore”.

Ndërsa, ka thënë se deklaratat e Haxhiut për mbyllje të shërbimeve në spitalet regjionale janë të pavërteta,  raporton Albanian Post.

“Është absolutisht e pavërtetë se statuti i ShSKUK-së, parashikon mbyllje të shërbimeve dhe kjo është një e pavërtetë e radhës, sepse spitalet regjionale do të forcohen edhe më shumë”.

Për shkak të kushteve të rënda dhe keqmenaxhimit, kuadri specialistik mjekësor, po vazhdon të ikë nga Kosova me qëllim për të kërkuar punë në vende të ndryshme të botës.

Problemi i ikjes së mjekëve nga Kosova, ka filluar që në vitin 2016 kur qeveria ndaloi së hapuri konkurset për specializantë.

Ndërsa, profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa urgjente, në mënyrë që të zvogëlohet numri i ikjes së mjekëve nga Kosova.

Planet qeveritare, sipas asaj që është prezantuar deri më tani, janë dhënë kryesisht si platforma të përgjithshme, ku nuk flitet për probleme specifike të shëndetësisë.

Dhe derisa qeveritarët ndërrohen, ikja e mjekëve të rinj mbanë ritmin e njëjtë.

Artikulli paraprakHaxhiu: Për inaugurimin e Emergjencës nga Kurti, shtretërit u morën nga spitali pediatrik
Artikulli i rradhës Jahjaga: Përdhunimet gjatë luftës, arma më e fortë e armikut

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.