Listat e pagave pa kujdestari kanë shkaktuar reagime dhe pakënaqësi në mesin e stafit shëndetësor.
Gjatë ditës së sotme janë dorëzuar listat e pagave në njësitë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar. Në këto lista nuk janë përfshirë edhe pagesat për shtesa si kujdestaritë dhe ndërrimet, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi në mesin e stafit shëndetësor të cilët janë ankuar për mungesën e shtesave.
Por Gazeta Shneta ka marr vesh nga SHSKUK se listat do të përditësohen dhe se mungesa e shtesave nuk ka ndodhur vetëm në sektorin e shëndetësisë por edhe në sektorë të tjerë.
Mjekët dhe infermierët përveç pagave bazë paguhen edhe për kujdestari, përkatësisht për ndërrime. /Gazeta Shneta/




