Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK-ja riorganizon orarin në disa klinika me dy ndërrime, masë për uljen e listave të pritjes

Lajme 29/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) nga gjysma e tetorit do të përqendrohet në riorganizimin e orarit të punës me dy ndërrime. Me këtë sistem, synohet që të ulet lista e gjatë e pritjes nëpër klinika. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari.

Hajdari ka thënë se ky sistem do të provohet në Klinikën e Onkologjisë, marrë parasysh ndjeshmërinë që e kanë pacientët aty. Ai ka thënë se edhe renovimet që janë bërë në këtë klinikë, japin mundësi të punohet me dy ndërrime.

“Çështja e orarit është një masë në kuadër të shumë masave dhe veprimeve të cilat i kemi marrë për ta realizuar një objektiv që është kryesisht ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, njëkohësisht shpërndarja e pacientëve për një kohë më të gjatë dhe njëkohësisht edhe cilësia e krejt shërbimit. Do të provohet në Onkologji ku orari i punës do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19 në mbrëmje, domethënë do të shpërndahet pacienti për 12 orë”, u shpreh fillimisht Hajdari duke treguar edhe arsyen përse është marrë ky vendim që të fillojë me Klinikën e Onkologjisë.

“Pikërisht për shkak se ofrohet një shërbim edhe konsideroj që pacientët e Klinikës së Onkologjisë janë më të ndjeshëm dhe zakonisht në mëngjes ka grumbullim të njerëzve për shkak edhe të kapaciteteve të vogla që kanë qenë në këtë klinikë. Ajo çka është bërë krejt në këtë klinikë përpos infrastrukturës fizike, janë rrit kapacitetet e shtretërve, është digjitalizuar shërbimi ku javën e parë të tetorit do të fillohet me sistemin e ambulancave ku do të regjistrohet secili pacientë, është implementuar stoku farmaceutik që ka qenë një problematikë në vete dhe si masë e fundit kemi konsideruar që edhe zgjatja e orarit në këtë klinikë do të jetë në të mirën e pacientëve, duke shpërndarë këtë fluks të njerëzve në 12 orë”, ka shtuar Hajdari.

Ai ka thënë se vendimi është marrë në konsultim me drejtorinë e Barnatores dhe të Biokimisë, për çka kërkohen shërbime nga këto klinika

“Është dakorduar edhe me drejtorin e Klinikës, me drejtoreshën e Barnatoret, me drejtorin e Biokimisë që të gjitha shërbimet të cilat ofrohen atje, të ofrohen në këtë orarin 12 orësh e cila do të fillojë në pjesën e dytë të muajit tetor”, u shpreh Hajdari.

Drejtori i QKUK-së ka thënë se zgjerimi i orarit do të fillojë edhe në disa klinika. Fokus kanë Klinikën Vaskulare dhe atë të Kardiologjisë, pasi edhe aty janë listat e gjata të pritjes.

“Natyrisht, nuk janë vendime të cilat janë marrë ad-hoc, është bërë një analizë e përgjithshme. Ne përpos Onkologjisë, do të vazhdojmë edhe me disa klinika tjera çështjen e punës me ndërrime. Ne jemi këtu për t’i shërbyer qytetarëve dhe pacientëve, kështu që edhe natyrisht edhe pakënaqësitë e stafit shëndetësor apo kudo tjetër do të jenë të menaxhueshme, për shkak se në fund të fundit edhe stafi shëndetësor por edhe ne si menaxhment jemi në shërbim të qytetarëve”.

“Do të vazhdohet ndërrimi i orarit edhe në Klinikën Vaskulare, ku ka një listë të pritjes dhe kjo është një masë në kuadër të uljes së listave të pritjes, ku do të punohet me dy ndërrime duke filluar nga 7 mëngjes deri në 19 në mbërmje dhe konsiderojmë që duplifikojmë punën, pra do të dyfishohet puna e njëjtë dhe konsideroj që në masë të madhe do të ulet edhe çështja e listës së pritjes. Do të vazhdohet në Klinikën e Kardiologjisë, më pastaj edhe në klinikat tjera të Ortopedisë e klinika tjera”, ka deklaruar Hajdari./EO/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Këto gabime në stilin e jetës mund të çojnë në infarkte të parakohshme të zemrës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.