Çdo vit më 1 Tetor, e gjithë bota shënon “Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar”, e cila ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për sfidat dhe mundësitë që paraqiten ndaj popullatës në plakje, duke mobilizuar familjet, grupet e komunitetit dhe palët e interesuara për të adresuar vështirësitë me të cilat përballen të moshuarit.
Në këtë vit, kjo ditë shënohet me moton “Përvoja dhe kontributi ynë ka vlerë: Ndërtojmë komunitete të forta, së bashku!” dhe thekson rëndësinë e rolin që luajnë të moshuarit në forcimin e shoqërisë tonë.
Është detyra jonë si shoqëri të krijojmë mundësi për të gjithë të moshuarit, duke e bërë kështu ambientin tonë më të përshtatshëm për ta.
Aktivitetet që do të organizohen për këtë ditë kanë si qëllim të ndryshojnë narrativën mbi moshimin dhe të nxisin dialogun për përmirësimin e kushteve të jetesës për të moshuarit.
Ministria e Shëndetësisë ka ftuar të gjithë të kontribuoni në këtë iniciativë dhe të angazhoheni për të mbështetur të moshuarit në komunitetet tona.




