Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbyllet Reparti i Infektivës në Spitalin e Mitrovicës, tash e tutje do të ofrojë vetëm shërbime ambulatore

Lajme 02/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është mbyllur Reparti i Infektivës në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Drejtori mjekësor i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, për kallxo.com tha se pas analizave dhe rekomandimeve, ky Repart do të ofrojë vetëm shërbime ambulatore.

“Pas analizave që i kemi bërë, puna në Repartin e Infektivës sinqerisht ka qenë e ulët, për një vit janë hospitalizuar diku mesatarisht 100 pacientë, e që po i bie se vetëm tetë pacientë në muaj kanë marrë shërbime mjekësore” – tha Berisha.

Tutje ai shtoi se në atë Repart punojnë gjashtë infermierët dhe një mjek specializant. Drejtori mjekësor, Gëzim Berisha, tha se këtë kërkesë e kanë dërguar te bordi i Shërbimeve Spitalore Klinike e Universitare të Kosovës (SHSKUK) para disa muajve.

“Kërkesën ne si drejtori e kemi bërë që 2 apo 3 muaj, është kërkuar që këtë kërkesë ta dërgojmë përmes një e-maili, e pastaj na kanë thënë me dërgu edhe fizikisht”- ka thënë ai.

Megjithatë, Berisha tha se janë mbyllur vetëm shërbimet spitalore, ndërsa pacientët mund të hospitalizohen edhe në Repartin e Internos dhe Pulmologjisë, sepse ka hapësirë të mjaftueshme spitali.

Ndërsa për mungesën e stafit të mesëm, infermierëve, në disa reparte, Berisha tha se janë dërguar infermierët nga reparti i Infektivës.

“Gjashtë infermieret e Repartit të Infektivës kanë kaluar në Repartin e Ortopedisë dhe Kirurgjisë”- vazhdoi Berisha.

Berisha tha se për mbylljen e këtij Reparti kanë qenë të informuar të gjitha palët, ndonëse ka pasur persona kundër mbylljes.

Sipas tij, mbyllja e Repartit nuk është rasti i vetëm në Kosovë e as në botë.

“ Më së pari ky rast nuk është i vetmi në Kosovë, i njëjti rast është edhe në Ferizaj, ku punon vetëm një infektolog në kuadër të Repartit të Internos, në Evropë kurrkund nuk ka Repart të Infektivës, ka Repart të Internos dhe Neurologjisë, ku pacientët drejtohen në këto reparte, për trajtime mjekësore”- shtoi Berisha.

Doktoresha infektologe, Luljeta Buçinca-Zhubi, për kallxo.com tha se si Repart kanë marrë urdhër nga drejtori mjekësor për mbylljen e Infektivës në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Unë s’kam shumë me thanë, e kam urdhrin nga drejtori mjekësor që me u mbyllë Reparti e me kalu në shërbime ambulatore, edhe ashtu paskan vendosë”- ka thënë Buçinca-Zhubi.

Artikulli paraprakRast i rrallë në Kinë, gruaja me dy mitra sjell në jetë binjakë
Artikulli i rradhës Auditori gjen plot parregullësi me pagesa të kujdestarive dhe ndërrimeve në SHSKUK, Bordi kërkon përgjegjësi

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.