Muaji tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kanceri e gjirit.
Në kuadër të shumë aktiviteteve që organizohen gjatë këtij muaji, një i tillë do të mbahet këtë të dielën më 6 tetor, në Prishtinë.
Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës bashkë me Renesansa kanë organizuar “Race For The Cure”, në të cilën përfshihen shumë aktivitete, shkruan Gazeta Shneta.
Organizimi mbahet nga ora 12:00 deri në 15:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mesin e të pranishmëve pritet të jenë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Njoftimi i plotë:
E diela është festë
Ju presim të gjithë në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë
Nuk na ndale as shiu, as bora as uragani ta kremtojmë jetën
Ejani të gjithë
Të mbeshtesim njëri-tjetrin




