Në Prishtinë është hapur një spital privat nga Turqia. Nga MSh kanë konfirmuar se spitali është licencuar në shtator.
Rrjeti i spitaleve turke “Medical Park” ka hapur një spital edhe në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.
“Medical Park” me themelues Muharrem Usta nga Turqia, është hapur si spital i përgjithshëm. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët kanë njoftuar se ky institucion është licencuar më 17 gusht 2024.
“Ju informojmë se Institucioni shëndetësor Spital i Përgjithshëm “Samsun Medical Grup Ozel Saglik Hizmetleri Anonim Sirketi Barnch in Kosova” është i licencuar me datë 17.09.2024”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.
“Medical Park” është rrjet i dhjetra spitaleve në Turqi dhe rajon. Këto spitale kanë trajtuar pacientë nga Kosova përmes Fondit për trajtim jashtë vendit. Sivjet MSh ka paguar dhjetra miliona euro për këto spital dhe të tjera, borxhe të cilat ishin akumuluar ndër vite. /Gazeta Shneta/
FSSh pagoi borxhe mbi 23 milionë Euro në vitin 2023, afër 18 milionë spitaleve në Turqi




