Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e kontratës kolektive, në dëm të profesionistëve shëndetësor – FSSHK-ja me kritika në drejtim të Qeverisë

Lajme 03/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paraqitur shqetësimet dhe pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësor në vend, pasi Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti  ka “dështuar ta nënshkruajnë kontratën kolektive”.

Kryetarja e kësaj Sindikate Tevide Imeri, ka thënë se dialogun social me Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë është i mbyllur dhe si sindikatë janë të përjashtuar nga çdo instancë institucionale.

Imeri ka theksuar me shkëputjen e kësaj kontrate kanë pësuar profesionistët shëndetësor, duke shtuar se tani kanë probleme me rrezikshmërinë, me kujdestarinë e çështje të tjera, raporton EO.

Ajo ka theksuar se janë 9 mijë infermierë që janë larguar nga vendi e punojnë në Gjermani, teksa nuk i përjashtojnë veprimet sindikale, duke përfshirë grevat dhe protestat.

“Kemi vendos këtë konferencë që të ju tregojmë problemet, hallet dhe piken se ku kemi ardhë dhe çfarë gjendje te mjerueshëm kjo Qeveri dhe Ministri (e Shëndetësisë) i ka sjelle punëtorin shëndetësor, institucionet shëndetësore por ka sjell edhe federatën ku e ka degraduar ku nuk ka ku të shkojë më. Me qeverinë aktuale kemi pasur takim, jemi betuar dhe zotuar që do t’i hapim rrugë dialogut social për ti zgjidh problemet me dialog dhe jo me mjete te cilat i lejon edhe ligji. Me krejt insistimin tonë për të vazhduar dialogun social ministria një anshme e ka mbyll dialogun social, pas qindra mesazheve zyrtare që i kam përcjelle nuk duan që t’i diskutojnë, jemi të përjashtuar me çdo instancë, në çdo instancë. Duke filluar me kontratën kolektive të cilën e kanë shkëputur një anshëm me premtimin në takim se do të startojmë menjëherë me kontratën e re. Ne nuk jemi pajtuar që të shkëputet, sepse ajo kontrata ka pasur pasuesin dhe duhet të vazhdoj kjo kontrata deri sa të nxjerrët e reja obligim ligjor e kanë me i nxjerr çdo tri vite kontrata. Arsyetimi ka qenë se po i ndërprenë të gjitha kontratat sektoriale kolektive për arsye se po bien ndesh me ligjin e pagave”.

“Doli që nuk është ashtu, doli se humben benifite punëtorët shëndetësor prej asaj kontrate të shkëputur. E kemi proceduar në Gjykate nuk kemi marr as një përgjigje nga gjykata. Pas shtatë muaj hezitime për tu takuar marrim përgjigje se nuk do të bëhet kontrata kolektive prej ministrit se qeveria nuk po lejon. Cila është arsyeja sepse po dëshirojnë që të bëjnë kontrata të përgjithshme, kontrata e përgjithshme nuk duket fare në horizont, nuk ka as draft e as vullnet për të nënshkruar dhe besoni që krejt kjo kontratë kolektive ju ka shkaktuar më shumë probleme”, u shpreh ai.

“Në Gjermani janë 9 mijë infermieri, fatkeqësia është se nga institucionet janë duke ikur, nga puna janë duke e lëshuar dhe kjo është e dhimbshme, do të vije një kohë që do të mbesim edhe pa infermierë edhe pa mjek nëse vazhdojnë që të trajtohen në këtë formë”, ka thënë ajo.

Nënkryetari i Sindikatës Blerim Delija, ka thënë se me shkëputjen e kontratës kolektive qeveria ka bërë veprim kundërligjor, të cilën e kanë dërguar në gjykate, po tash e dy vite nuk ka një aktgjykim për këtë çështje.

“Ata kanë bërë një veprim kundërligjor i cili ne e kemi dërguar në gjykate po gjykata që dy vite nuk po nxjerr vendim. Resurset humane janë të degraduara neper spitale kanë premtuar se nuk do të mbyllen reparte, kanë filluar që të mbyllen. Para tri dite në Mitrovice reparti infektiv po mbyllet me statutin i cili gjendet ne Gjykatë Kushtetuese që nuk i ka dhënë ende epilog gjykata këta janë duke vepruar. Janë duke ikur mjekët, me të madhe, janë duke ikur infermierët, është duke u degraduar shëndetësia e Kosovës”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakÇfarë është virusi Marburg, sëmundja infektive dhe vdekjeprurëse e ngjashme me Ebolën që shpërtheu në Ruandë?
Artikulli i rradhës Shkencëtarët zhvillojnë një metodë të re të imazhit termik për të diagnostikuar artritin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.