Një ditë historike për mjekësinë, pasi Alberto Breda, kreu i Onkologjisë Urologjike dhe i Ekipit Kirurgjik të Transplantit Renal të fondacionit “Puigvert”, kreu me sukses nefrektominë e parë robotike transkontinentale të kryer nga Evropa në Azi.
Pacienti, një 37-vjeçar me tumor në veshka, ndodhej në spital në Pekin, ndërsa kirurgu që e operoi ishte 8 264 kilometra larg, në Bordo të Francës. Kirurgu ishte në një dhomë dhe nëpërmjet Edge Robotic System, ai kontrollonte nga distanca krahët robotikë.
Ata funksionuan me një kohë vonesë prej 132 milisekonda. Një diferencë që do të përmirësohet në vazhdim me rrjetin 5G dhe fibrën optike.
Kjo metodë pritet të revolucionojë ndërhyrjet kirurgjikale edhe nëpër zona të vështira malore si dhe në zonat ku mjekët nuk kanë eksperiencat e duhura kirurgjikale.
Operacioni ishte një sukses dhe pacienti doli nga spitali të nesërmen.




