Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rama bën thirrje për mbështetje të grave me kancer të gjirit, fton qytetarët në aktivitet sensibilizues

Lajme 07/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë një thirrje publike për të gjithë qytetarët që të bashkohen sot në sheshin “Skënderbeu”, në ora 12:00, për të marrë pjesë në një vrap sensibilizues në mbështetje të grave të diagnostikuara me kancer të gjirit.

Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për gratë që po përballen me këtë sëmundje të rëndë, duke i quajtur ato “heroinat tona”, raporton EO.

Ai gjithashtu përkujtoi qytetarët se mamografia pa pagesë ofrohet në tri Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet: Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrën në lagjen “Dardania” dhe atë në “Veternik”.

Kryetari njoftoi se Drejtoria e Shëndetësisë subvencionon të diagnostikuarit me kancer të gjirit, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes, i cili shpëton jetë.

“Zbulimi i hershëm i sëmundjes shpëton jetë! Bëjeni mamografinë,” përfundoi Rama thirrjen e tij, duke inkurajuar qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të mbështesin një kauzë me rëndësi jetike.

Artikulli paraprakMoti sot, diell dhe vranësira – temperaturat deri në 21 gradë
Artikulli i rradhës IKSHPK: Bien vlerat e manganit në Liqenin e Badocit, por uji të mos konsumohet ende

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.