Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK: Bien vlerat e manganit në Liqenin e Badocit, por uji të mos konsumohet ende

Lajme 07/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të Manganit, javën që shkoi.

Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të vikendit, vërehen ulje e vlerave të Manganit.

“Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ. Sipas këtij udhëzimi, standardi i paraparë për vlerat e lejuara të Manganit në ujin e pijes është 0.05 mg/L. Ndërsa, sipas analizave të kryera ditëve të uikendit, vlerat më të larta të regjistruara sillen prej 0.102 – 0.0230 mg/L”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Ekipet e IKSHPK-së vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë, mbetet në fuqi rekomandimi që uji që vjen nga ky liqen të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.

Duke pasur parasysh që vlerat e manganit ende janë të larta, mbesin në fuqi rekomandimet e dhëna për KRU “Prishtina” që:

  • Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e klorit (Cl) rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L;
  • Të përcillet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës;
  • Të zbatohen procedurat standarde për trajtimin e ujit në situata si kjo;
  • Të bëhet shpërlarja e rrjetit shpërndarës magjistral dhe segmenteve të vogla;
  • Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

IKSHPK njofton se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për të monitoruar dhe ndërmarrë veprimit e nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.

Artikulli paraprakRama bën thirrje për mbështetje të grave me kancer të gjirit, fton qytetarët në aktivitet sensibilizues
Artikulli i rradhës Një burrë gjendet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Gjakovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.