Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Në një postim në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka shkruar se edhe Kosova bashkohet me organizatat ndërkombëtare për të theksuar lidhjen midis shëndetit mendor dhe punës.
“Me moton: Është koha për t’i dhënë përparësi Shëndetit Mendor në vendin e punës”, thuhet në postim.
“Mjediset e sigurta dhe të shëndetshme të punës janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit mendor, ndërsa kushtet e pashëndetshme, si diskriminimi dhe ngacmimi, paraqesin rreziqe serioze për mirëqenien e punonjësve”, thuhet tutje.
Postimi i plotë:
Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Me moton: Është koha për t’i dhënë përparësi Shëndetit Mendor në vendin e punës.
Edhe Kosova bashkohet me organizatat ndërkombëtare për të theksuar lidhjen midis shëndetit mendor dhe punës.
Mjediset e sigurta dhe të shëndetshme të punës janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit mendor, ndërsa kushtet e pashëndetshme, si diskriminimi dhe ngacmimi, paraqesin rreziqe serioze për mirëqenien e punonjësve.
Të gjithë punonjësit kanë të drejtë për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në punë, pasi që shëndeti mendor ndikon drejtpërdrejt në produktivitetin dhe cilësinë e punës.
Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për të mbështetur shëndetin mendor në punë dhe për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë punonjësit.
Kujdesi për shëndetin mendor është një përgjegjësi e përbashkët.




