Ministria e Shëndetësisë e ka rihapur konkursin për kryeinspektor shëndetësor.
Për të disatën herë është rihapur konkursi për Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.
Konkursi i publikuar më datë 11 tetor do të jetë i hapur deri më 10 nëntor të këtij viti.
Në këtë konkurs është kërkuar që kandidatët të kenë diplomë të arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Mjekësi të Përgjithshme, Stomatologji ose Farmaci.
Ndërkaq përvoja e punës është ndarë në tre nivele të ndryshme:
c) Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale duke përfshirë njërën nga kërkesat në vjimin:
c.1.) pesë (5) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose
c.2.) katër (4) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master), ose
c.3.) tre (3) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës).
Inspektorati Shëndetësor aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës Labinot Zeqiri. ISH është me ushtrues detyre që disa vite. /Gazeta Shneta/




