Janë anuluar rezultatet e testit me shkrim dhe intervistës me gojë për konkursin recepsionistë në QKUK, pas dyshimeve për punësime familjare.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar e ka kthyer në pikën zero konkursin për recepsionistë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që ishin pranuar në punë familjarë të zyrtarëve të administratës, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi për anulimin e rezultateve të testit me shkrim dhe intervistës me gojë është publikuar sot nga Sektori i Burimeve Njerëzore të SHSKUK-së.
“Anulohet – testimi dhe intervistomi me gojë për pozitën Recepsionist i publikuar sipas Konkursit nr 1516/2 të datës 10.06.2024 në QKUK; Të gjithë kandidatët e përfshirë në këtë proces të konkursit publik do të njoftohen me kohë për testimin me shkrim në pajtim me procedurat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.
Në këtë konkurs ishin puënsuar familjarë të disa zyrtarëve të lartë dhe administrativ në QKUK.
Kandidati Elidon Bytyqi ishte një nga të punësuarit. Ai është nipi i Shefit të Financave Sherif Bytyqi. Gjithashtu sinjali raportoi se kandidati i pranuar A.S. dyshohej se ishte familjar i bashkëshortes së shefit të Administratës në QKUK, Haqif Arifi. Ky i fundit e kishte mohuar.
Përveç tyre janë ngritur dyshime edhe për familjarë të ngushtë të zyrtarëve tjerë, sikurse bashkëshortja e një zyrtari tjetër. /Gazeta Shneta/




