Përdorimi i pakontrolluar i antibiotikëve vazhdon të paraqesë shqetësim për institucionet në Kosovë.
Shitja e këtij medikamenti, bëhet madje tepër lehtë edhe pa recetë të mjekut.
Megjithëse në vitet e fundit institucionet shëndetësore janë përpjekur që ta kontrollojnë shitjen, mjekët vazhdojnë ta përshkruajnë atë. Madje ka raste kur përshkruhet edhe për simptoma virusale, raporton klankosova.
MAT ka intervistuar disa mjekë por edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme që shprehin shqetësimin lidhur me përshkrimin e antibiotikëve.




