Familja Morina nga Prizreni po kërkon ndihmë për shërimin e fëmijës së tyre nga një tumor në tru.
Ezan Morina një fëmijë 4-vjeçar nga Prizreni, është duke u përballur me një tumor në tru që nga mosha 2-vjeçare, shkruan Gazeta Shneta.
Fëmija është operuar tre herë por sëmundja fatkeqësisht i është përsëritur dhe ka nevojë për trajtim të mëtutjeshëm në Gjermani.
Familja ka njoftuar se fëmija do të trajtohet në Spitalin Universitar Heidelberg në Gjermani me 29 seanca të radioterapisë, kostoja e të cilave është rreth 150 mijë Euro.
Të gjithë qytetarët që mund të kontribuojnë për trajtimin e Ezanit, këto janë të dhënat e bankës:
Emri i bankës: Banka Kombëtare Tregtare
Emri i personit: Zog Ismajl Morina (prindi)
Numri i llogarisë: 1911011732021180
Iban: XK051911011732021180
Sëift Code: NCBAXKPRXXX
Numri kontaktues: +38349589549





