Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjendja e të lënduarve në Ferizaj, flasin nga QKUK-ja

Lajme 12/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

10-vjeçarja e cila është në mesin e viktimave që u therën me thikë të hënën në Ferizaj, është në gjendje stabile.

Megjithatë, shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK Shaqir Uka, në një përgjigje për klankosova, deklaroi se s’mund të thuhet se vajza gjendet jashtë rrezikut për jetën.

“Gjendja e pacientes për momentin prezantohet të jetë stabile, përkundër asaj që lëndimi ka qenë serioz. Ajo vazhdon të qëndrojë nën veprimin e barnave të gjumit, dhe e kyçur për aparature mjekësore. Vazhdon të marrë monitorimin dhe trajtimin e mjaftueshëm dhe të nevojshëm mjekësor përgjatë 24-orëve. Nuk them se është jashtë rrezikut për jetë, përderisa ajo është ende e varur nga aparatura dhe barnat, mirëpo gjendja e përgjithshme raportohet të jetë stabile për momentin”, tha Uka.

Nga ana tjetër, sipas drejtorit të Klinikës Torakale, Nazmi Kolgeci, ekipi kujdestar mbrëmë e ka operuar 10-vjeçaren me lëndime serioze, pasi plagët i ka marrë në pjesën e gjoksit.

Pos kësaj ekipi i njëjtë mjekësor e ka operuar edhe 29-vjeçarin, që po ashtu po vazhdon trajtimin në Mjekimin Qendror Instensiv.

Kolgeci tha se këto dy raste më pas pritet të transferohen në Klinikën të cilën ky e drejton, atë të Torakales.

Ndërkaq, i theruri tjetër i moshës madhore i cili ishte trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, tashmë është liruar për në shtëpi. Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, drejtori i kësaj klinike Alban Olluri.

Sipas tij, ai kishte pasur plagë në kokë, mjekër, dhe qafë, për të cilat është nevojitur ndërhyrja e mjekëve për ndaljen e gjakderdhjes.

Ndërsa e mitura tjetër e cila ishte në mesin e viktimave të rastit të njejtë, është liruar mbrëmë për në shtëpi, pas trajtimit që ka marrë në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Sipas mjekut kujdestar në Spitalin e Ferizajt, Përparim Ramusa, 14-vjeçarja ka një trup të huaj në pjesën e krahërorit që mund të dyshohet se mund të jetë pjesë e metalit nga mjeti i mprehtë, për të cilën viktima duhet të lajmërohet te ortopedi për trajtim te mëtutjeshëm.

Ende nuk dihen motivet që çuan deri te therja e katër personave që ishin kalimtarë të rastit, dje pasdite në Ferizaj. Ndërsa lidhur me rastin u arrestuan dy persona, për të cilët policia tha se njëri u lirua e tjetri u dërgua në mbajtje.

Artikulli paraprakApel për ndihmë, Eduarta Sokolaj nga Deçani ka nevojë për trajtim jashtë vendit
Artikulli i rradhës Gjithçka që duhet të dini për simptomat e goditjes në tru

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.