Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drogimi i të miturës në Drenas, Prokuroria ngre dyshime për dhunim

Lajme 14/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në Drenas, ku një vajzë e mitur dyshohet se fillimisht është droguar e më pas dhunuar nga një person.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së enjtes ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari.

“Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht”, thuhet në raportin e policisë.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në një përgjigje për telegrafin, kanë bërë të ditur se mbi të dyshuarin rëndon vepra penale “dhunim” dhe “Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”.

Prokuroria nuk ka shpalosur detaje të tjera duke thënë se për shkak të fazës së hetimeve.

“Sa i përket rastit për të cilin keni kërkuar informacione, ju njoftojmë se rasti është iniciuar për shkak të veprës penale dhunimi dhe Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope, kurse me vendim të prokurorit të shtetit një person është ndaluar për 48 orë, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës prokurori i shtetit është duke e hetuar rastin, ndërsa më shumë informata në këtë fazë të procedurës nuk mund të publikohen”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në media është raportuar se i dyshuari që ka kryer këtë vepër penale është një 29 vjeçar dhe se përveç tij dyshohet se është i përfshirë edhe një person tjetër.

Artikulli paraprakRritje alarmante e konsumit të alkoolit gjatë dhe pas pandemisë COVID
Artikulli i rradhës Dreshaj: Buxheti për vitin 2025 është buxhet i fukarallëkut, shëndetësinë dhe arsimin e lënë anash

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.