Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22 e 30 minuta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë.




