Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektoratet dalin me qira, MSh do t’i paguaj kompanisë “Olti Trasing” mbi 1.2 milionë Euro për 5 vjet

Lajme 15/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka marr me qira një objekt të kompanisë “Olti Trasing” për tri inspektoratet. Vlera e kontratës është mbi 1.2 milionë për 5 vjet, ose nga 20700 Euro në muaj.

Inspektorati Shëndetësor, Farmaceutik dhe Sanitar janë zhvendosur në një objekt me qira të kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

MSh në korrik të këtij viti ka hapur një thirrje publike për marrjen me qira të objektit për tri inspektoratet.

Kjo ministri e ka shpallur fituese kompaninë “Olti Trasing” me pronar Ragip Mustafa. Vlera e kontratës për pesë vite është 1,242,000.00 Euro, ose 20700 Euro për 1 muaj.

“Mbështetur në kërkesën me numër protokolli 05-5178, Divizioni i Komunikimit me Publikun, bazuar në thirrjen publike të Ministrisë së Shëndetësisë me datën 21.05.2024, për marrjen me qira të një objekti për akomodimin e stafit të tri inspektorateve: Shëndetësor, Farmaceutik dhe Sanitar, njofton se pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve nga Komisioni vlerësues, Ministria e Shëndetësisë shpërblen me kontratë ofertuesin  “Olti Trasing ShPK” (Rr. Bill Klinton, Prishtinë). Vlera totale e ofertës së përzgjedhur është 1,242,000.00€ për 60 muaj”, thuhet në vendimin e MSh-së.

“Olti Trasing SHPK” është kompani e Ragip Mustafës, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në thirrjen publike është kërkuar që objekti përveç plotësimit të kritereve ligjore si leja e ndërtimit, gjithashtu është kërkuar që të mos jetë më larg se 3.5 kilometra nga qendra e kryeqytetit përkatësisht si pikë reference është marr Hoteli Grand. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërfundon projekti për logot dhe mbishkrimet për institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Drenas
Artikulli i rradhës Ministri kroat i Shëndetësisë arrestohet me dyshimin për korrupsion

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.