Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lansohet plani i veprimit të sigurisë shëndetësore 2024-2026

Lajme 18/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova ka lansuar sot Planin e Veprimit të Sigurisë Shëndetësore 2024-2026, me qëllim të forcimit të kapaciteteve shëndetësore dhe mbrojtjes së popullatës nga emergjencat dhe kërcënimet shëndetësore.

Plan i lansuar sot në Prishtinë është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë ndërsektorial, të kryesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha -Bunjaku, njëherësh kryesuese e Gripit punues për hartimin e Planit të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore (PVSSH) tha sot se përmes zbatimit të këtij plani, bashkëpunimit të gjerë ndërsektorial dhe planifikimit strategjik, Kosova synon të rris kapacitetet kombëtare të sigurisë shëndetësore, me qëllim të përshpejtimit të zbatimit të kapaciteteve bazë tëRregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetësisë (IHR, 2005).

Në ceremoninë e lansimit, ku morën pjesë përfaqësues të MSH, IKSHPK, MMPH, AME, AUVK, Policia e Kosovës, etj, u tha se më këtë hap Kosova bën një hap strategjik drejt forcimit të kapaciteteve të saj për të parandaluar, përballuar dhe menaxhuar sfidat e reja të sigurisë shëndetësore.

Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku theksoi se plani që u miratua nga MSh më 2 tetor 2024 ngërthen punën e rreth 40 palëvë që kontribuan në hartimin e tij dhe adreson 14 komponentë të sigurisë shëndetësore, duke filluar nga koordinimi, fuqizimi i kapaciteteve dhe trajtimi i sfidave të reja të sigurisë shëndetësore.

Përmes një video-mesazhi, Kosovën për lansimin e këtij plani, e uroi Dr. Gundo Aurel, Drejtor i Divizionit të Mbështetjes së Vendeve dhe Partneriteteve dhe Ushtrues detyre i Drejtorit të Emergjencave Rajonale- Zyra Rajonale e OBSh-së, ndërkohë që mbështetje për planin kanë dhënë edhe shefi i Zyrës së OBSh-së në Kosovë, z. Oleksandër Martynenko; Dr. Samir Selimi nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe pjesëmarrës të tjerë në ceremoninë e lansimit.

Artikulli paraprakMjeku falsifikoi dokumentet e një burri, ngritet aktakuzë ndaj të dyve
Artikulli i rradhës Kirurgu i njohur plastik nga Universiteti i Grazit vjen në Spitalin Rezonanca 2

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.