Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Onkologu Hyseni flet për terapitë e reja për kancerin të domosdoshme për pacientët

Lajme 19/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një intervistë dhënë emisionit të nacionales “Health Matters”, onkologu i njohur kosovar, Ekrem Hyseni ka folur për fillet e para të kësaj klinike, sfidat dhe rritjen e saj.

Ndër të tjera, Hyseni ka folur edhe për terapitë, barnat e reja të cilat përdoren nga pacientët e prekur nga sëmundja e kancerit, dhe të cilat po ndikojnë në rritjen e shpresës tek ta.

Po ashtu, ai ka diskutuar edhe për mungesat e kohë pas kohshme të terapive, të cilat, sipas tij, nuk guxojnë të ndodhin në këtë klinikë.

“Zometa është një bar që përdoret për pacientet onkologjik që kanë probleme me kocka dhe ka një përdorim të gjerë. Mungesa e saj nxjerr shumë telashe, sepse një numër shumë i lartë i njerëzve tanë e përdorin. Për produktin Phesgo, produktet e reja që në i kemi në përdorim, janë produkte që vërtetë duhet me i përdor pacientët. Për to ka rekomandime brenda edhe jashtë vendit. Por çka ka rëndësi, sfida e madhe është sigurimi me kohë për të gjithë pacientët dhe e dyta përfshirja e të gjithëve në këtë trajtim”, ka thënë Hyseni.

Më tej, ai ka shtuar se një bar i cili është sot në përdorim, duhet të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm që ne t’i kemi të gjitha mundësitë që këtë bar ta përdorim siç e jep protokolli. “Sfidat për t’i siguruar këto barna janë të mëdha. Fillimisht, kosto nuk është e vogël dhe komplikimi i protokolit të trajtimit, nëse është i çrregullt, nuk jep rezultatin e duhur. I kemi pasur si shqetësim sfidat në aplikimin e barnave të reja dhe mungesën të tyre”, ka thënë Hyseni.

Madje, Hyseni ka treguar se pacientët të cilët dalin edhe jashtë vendit për të marrë një mendim të dytë për terpatië e tyre, rikthehen në Klinikën e Onkologjisë për të kërkuar këto barna, të cilat, sipas tij, fatkeqësisht ndonjëherë mungojnë pasi nuk janë të përfshira në listën e barnave esenciale.

“Normalisht, sa herë që ka opsione për trajtim me produkte të pranueshme dhe të cilat kanë përdorim të gjerë, ato duhet të përdoren. Ndërkaq, sa herë që opsionet e tilla nuk janë në dispozicion, duhet të jenë në dispozicion barnat apo linjat e reja që për pacientin janë shpresë. Po është armë e mirë e jona kundër sëmundjes bashkë me aleancën që bëjmë ne me pacientë dhe familjarë tyne”, ka thënë Hyseni. Ndërkaq, në fund të intervistës së tij, Hyseni ka folur edhe angazhimin e tij në politikë, në shërbim të kontributit për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Ekrem Hysenit:

 

Artikulli paraprakOMK nis vizitë studimore në Odën e Mjekëve të Hamburgut
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.