Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për shtatë muaj, mbi 120 mijë pacientë morën shërbime në Radiologji, biopsia kryhet brenda javës

Lajme 23/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

120 684 pacientë kanë kërkuar shërbime në Klinikën e Radiologjisë nga janari deri në shtator të këtij viti, ndërsa është arritur që të ulet ndjeshëm edhe lista e pritjes nga 13 muaj në vetëm 5 javë. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtoresha e kësaj klinike, Shkëndije Nuza.

Nuza ka thënë se krahas numrit të lartë të pacientëve, shërbimet rezultojnë të jenë edhe më të larta, pasi një pacientë ka mund t’i marrë edhe disa shërbime tjera në këtë klinikë.

“Në raportin e fundit nëntëmujor për të gjitha shërbimet e ku rezultojnë me numër të pacientëve i kemi 120 684 pacientë që kanë marrë shërbim në Klinikën e Radiologjisë. 65 300 raste vetëm ekzaminime me rengen, CT ekzaminimi janë 21 350, rezonancë magnetike janë 11 250 pacientë e kështu më radhë”, ka thënë Nuza. Ndërsa për funksionimin e aparaturave, ajo konsideron se janë në rregull, ndonëse thekson se disa prej tyre janë paksa të vjetruara.

“Për momentin, aparaturat i kemi paksa më të vjetra e disa më të reja por për momentin të gjitha i kemi funksionale. Rezonanca magnetike në Klinikën e Radiologjisë punon me dy ndërrime. Pjesa e pasdites gjithmonë i dedikohet pacientëve ambulatore”, deklaroi Nuza.

Punë të madhe në këtë klinikë është bërë edhe në uljen e listave të pritjes. Nga 13 muaj sa ishin para dy vitesh, e njëjta është vetëm pesë javë.

“Dihet që unë listat e pritjes para dy vite e gjysmë kanë qenë 13 muaj, ndërsa sot terminët e fundit i kemi javën e parë të janarit. Lista e pritjes nuk ka qenë e lehtë të zvogëlohet. Në qershor të vitit 2023 është aktivizuar edhe rezonanca në Pediatri ku në gjashtë muajt e parë kemi punuar me vetëm një ndërrim, ndërsa pastaj kemi edhe ndërrimin e pasdites. Është bërë revidimi i listave, janë thirr të gjithë pacientët të vendosur në 13 muajt në listë të pritjes e janë thirr të gjithë me rend dhe në bazë të përgjigjes nëse e ka bërë apo dëshiron ta bëjë, dhe pacientët të cilët kanë qenë në lista të mëvonshme i kemi rikthyer në lista të mëhershme dhe në këtë mënyrë ka shkuar vazhdimisht duke u shkurtuar listën dhe duke i vendosur pacientët”, u shpreh Nuza, teksa shtoi se për uljen e listës së pritjes është kërkuar angazhim i madh i gjithë klinikës. Për këtë, ka thënë se kanë të angazhuar enkas një teknik i cili angazhohet për revidimin e listës së pritjes.

“Së pari kjo është punë grupore, punon e gjithë klinika. Në revidimin e listave e kemi të angazhuar një teknik i cili vazhdimisht merret, i thërret pacientët e i sistemon nëpër klinika në bazë të ekzaminimit dhe në bazë të prioritetit, se ne e kemi një komision i cili përbëhet prej dy mjekëve specializantë dhe një teknik i cili i vendos datat, ndërsa në bazë të diagnozës janë mjekët se kush duhet të jetë me prioritet dhe një falënderim prej stafit profesional që kanë punuar pa u ndalur, në mënyrë që me ndikua sa më shumë në zvogëlimin e listave të pritjes dhe kështu ka ardh deri te zvogëlimi i listave të pritjes”, u shpreh ajo.

Për fund, Nuza ka thënë se aktualisht edhe biopsinë e kryejnë brenda javës.

Artikulli paraprakShSKUK-ja hap konkurs për drejtorë në 12 klinika të QKUK-së
Artikulli i rradhës Pacientët me kancer në gjak trajtohen në kushte të improvizuara në QKUK

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.