Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së në protestë, nuk përjashtohet greva

Lajme 26/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Paga e ulët dhe në kundërshtim me atë minimale, moszyrtarizimi i shujtës brenda orarit të punës dhe pagesa për ekzaminime, janë ndër arsyet për të cilat kanë protestuar sot punëtorët e sigurimit fizik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës para drejtorisë së administratës në QKUK.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se këta punëtorë vazhdojnë të marrin pagën 275 euro, ani pse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që paga minimale në Kosovë të mos mbetet nën 350 euro.

Sipas Azemit, ushqimi brenda QKUK-së disa herë hedhet dhe nuk u jepet punëtorëve të sigurimit fizik, për çka kërkoi që të zyrtarizohet vendimi për ushqimin e tyre.

Azemi theksoi se nëse brenda dy javëve nuk merren parasysh kërkesat e punëtorëve, ata do të hynë në grevë.

Se nuk kanë kurrfarë të drejtash dhe se janë të shkelur totalisht e tha njëri nga punëtorët e sigurimit fizik  në QKUK, Jakup Mukulani. Ai u shpreh se është sfiduese t’ia dalin mbanë më këtë pagë.

Sipas tij, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u ka thënë se meqë këta punëtorë paguhen nga kompanitë private, nuk ka se çfarë të bëjë në këtë drejtim.

Në shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që paga minimale duhet të jetë 350 euro.

Për po të njëjtat pakënaqësi edhe punëtorët teknike të Kuvendit të Kosovës po mbajnë grevë tash e tre muaj. Para pak ditësh, këto të fundit janë zëvendësuar me punëtore të reja, pa paralajmërim.

Artikulli paraprakDieta ushqyese që mund të ndihmojë tek problemet me artrit reumatoid
Artikulli i rradhës Vrau shokun me thikë, mjeku dorëzon raportin për 14-vjeçarin e dyshuar për sulmin

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.